VIDEO/ Një miqësi e ngushtë po lind, Noizy merr dhuratën e veçantë nga futbollisti i Dortmundit

Jul 21, 2023 | 11:07
SHPËRNDAJE

Reperja e njohur Loredana Zefi prej ditësh është shndërruar në një ndër personat më të komentuar të showbizit shqiptar. Që pas konfirmimit të lidhjes me futbollistin gjerman Karim Adejemi, artistja është në qendër të vëmendjes tashmë.noizy-2

E së fundmi futbollisti i ka bërë një dhuratë të veçantë, mikut më të ngushtë të Loredanës, reperit Noizy.

Ishte artisti i cili e bëri të ditur duke publikuar nëpërmjet një videoje në TikTok dhe Instagram ku tregon dhuratën e cila është një bluzë e sulmuesi i cili luan për Dortmundin.

Gjatë videos Noizy shfaqet duke e veshur teksa e falenderon Adejemin duke e quajtur ‘vëlla’.

Vëmendjen gjithashtu e tërhoqi dhe komenti i Karim duke e quajtur artistin ‘King’. Duket se dyshja po fillojnë të kenë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura