VIDEO/ Një 40-vjeçar gjendet i pajetë, trupi i tij dërgohet për ekspertizë mjekoligjore. Ja dyshimet e policisë

Sep 23, 2021 | 21:10
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në zonën tek Mbikalimi i Patokut. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vdekjes.

 

Paraprakisht, policia në një njoftim thotë se personi mund të ketë humbur jetën nga një arrest kardiak, por nuk përjashtohet edhe mundësia të jetë goditur nga ndonjë makinë.

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit u dërgua në morgun e Tiranës për ekspertize-mjekoligjore.

“Tek Mbikalimi i Patokut , një shtetas ende i paidentifikuar,  dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura