VIDEO/ Ndeshje dramatike, Atletiko barazon Juven. PSG “hedh në tapet” Realin, korrin fitore Bajerni e Siti

Sep 18, 2019 | 22:58
SHPËRNDAJE

U zhvilluan ditën e sotme, takimet e tjera në fazën e grupeve të Champions League, për grupet A, B, C dhe D.

atletiko madrid juventus

Juventusi e nisi aventurën në Champions, me një barazim në transfertë, 2-2 përballë Atletikos së Madridit. Pjesa e parë u mbyll pa gola në Madrid, dhe pothuajse e ekuilibruar. Në të dytën, ekipi i Sarrit provoi më shumë, dhe zhbllokoi shifrat me një gol fantastik të Kuadrados në minutën e 48-të.

Pak minuta më vonë, në të 65-tën, një sulm i shpejtë i bardhezinjve, prodhoi një krosim fantastik nga Aleks Sandro, dhe Matuidi me kokë nga brenda zone, çoi në 0-2 shifrat.

Por, gjithsesi, vendasit nuk u dorëzuan, dhe ia dolën të barazojnë. Në minutën e 70-të, ishte Saviç që pas një goditje dënimi, u gjend i pambuluar në zonë dhe ngushtoi shifrat. Ekipi i Simeones vijoi që të sulmojë, dhe vetëm në minutën e 90-të, në një goditje këndi, ishte Hektor Herrera që me kokë mposhti në cepin tjetër Sheznin, dhe barazoi shifrat.

Në fund, të dyja ekipet ndanë nga një pikë në takimin e parë në grup. Ndeshja tjetër e këtij grupi, u fitua me shifrat 1-2 nga Lokomotiva e Moskës në transfertë, përballë Bajer Leverkusenit.

Supersfida tjetër e mbrëmjes, isthe ajo mes PSG dhe Realit të Madridit, por vendasit fituan pastër me rezultatin 3-0. Dopieta e Di Marias në pjesën e parë, dhe goli i Munier në të 91-tën, hodhën në tapet ekipin e Zidan. Një gol e shënoi edhe Garet Bejl, por uellsianit iu anulua me VAR, për prekje të topit me dorë gjatë aksionit.

di maria

Bajerni i Mynihut mori një fitore të thjeshtë, me shifrat 3-0 në “Alianz Arena”, përballë Crvena Zvzdës. Takimi u dominua totalisht nga bavarezët, ndërsa golat u shënuan nga Koman, Levandovski dhe Myler. Mançester Siti e nisi me këmbën e mbarë aventurën në Europë, teksa fitoi pastër me shfirat 0-3 ndaj Shaktar Donjetsk. Golat për ekipin e Guardiolës u shënuan nga  Mahrez, Gyndogan dhe Gabriel Zhezus.

Takimi tjetër i këtij grupi, pa Dinamon e Zagrebit të fitojë pastër në shtëpi përballë Atalantës, me shifrat 4-0. Për italianët, titullar ishte Berat Gjimshiti, por 4 golat e pësuar tregojnë mungesën e eksperiencës në Europë.

 

 

REZULTATET LIVE

FT | Atletiko Madrid-Juventus 2-2

GOLAT:  Saviç 70′, Herrera 90′ / Kuadrado 48′, Matuidi 65′

Herrera 90′ 

Saviç 70′ 

Matuidi 65′

Kuadrado 48′

FT | PSG-Real Madrid 3-0

GOLAT: Di Maria 14′, 33′, Munier 91′ / 

35′ Shënon Garet Bejl, por me ndihmën e VAR-it, arbitri sheh se topi ishte prekur me dorë gjatë aksionit.

FT | Bajern Mynih-Crvena Zvezda 3-0

GOLAT: Koman 34′, Levandovski 80′, Myler 91′ / 

FT | Shaktar Donjetsk-Mançester Siti 0-3

GOLAT:  / Mahrez 24′, Gyndogan 38′, Zhezus 76′

FT | Dinamo Zagreb-Atalanta 4-0

GOLAT: Leovac 10′, Orsiç 31′, 42′, 68′ / 

FT | Bajer Leverkusen-Lokomotiva e Moskës 1-2

GOLAT:  Houedes aut. 25′ / Kriçoviak 16′, Barinov 37′

 

FORMACIONET

bandicam 2019-09-18 19-56-50-289

bandicam 2019-09-18 19-57-09-396

bandicam 2019-09-18 19-52-23-079

bandicam 2019-09-18 19-59-24-483

bandicam 2019-09-18 19-56-26-080

bandicam 2019-09-18 19-56-03-881

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura