VIDEO/ Mund t’i bashkohet Kombëtares shqiptare në të ardhmen, Pajtim Kasami gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Bazelin

Apr 18, 2021 | 20:56
SHPËRNDAJE

Pajtim Kasami mund të jetë “blerja” e bujshme e Kombëtares shqiptare. “Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht disa ditë më parë, së në qarqet sportive pranë ekipeve kombëtare, po diskutohet afrimi i mesfushorit 28-vjeçar.

Kasami

Prej më se pesë vitesh ai nuk është ftuar në kombëtaren zvicerane. Me ndryshimet e fundit të bëra në rregulloren e FIFA-s, ka edhe disa klauzola juridike që mund të përdoren për të marrë lejen në FIFA që Kasami të vishet kuqezi.

Interesimi i Shqipërisë duket se i ka sjellë fat mesfushorit, i cili ditën e sotme gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 5-0 që skuadra e Bazelit arriti në shtëpi ndaj Servetes.


Kasami shënoi golin e dytë në minutën e 6-të pas asistit të Zhegrovës. Titullar në këtë takim ishte edhe mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura