VIDEO/ Moment emocionues! Skuadra e parë shqiptare që shkon në grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani duartrokitet edhe nga tifozët e Shkupit

Aug 25, 2022 | 22:19
SHPËRNDAJE

Ballkani është skuadra e parë e shqiptarisë që arriti të siguronte një biletë për në grupet e Ligës së Konferencës, duke shkruar historinë në turneun e ri Europian për klube.

Ballkani

Skuadra nga Suhareka ia doli të merrte rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur një javë më parë në Shkup, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte ka triumfuar me rezultatin 1-0 edhe në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë një moment emocionues u regjistrua në fundin e ndeshjes, teksa skuadra e Ballkanit, që drejtohet nga Ilir Daja, u duartrokit nga tifozeria e ekipit kundërshtar të Shkupit. Një atmosferë e jashtëzakonshme, që nuk është parë në asnjë stadium Europian. Tifozët e Shkupit, e festuan së bashku me tifozerinë e Ballkanit kualifikimin për herë të parë të një skuadre shqiptare në grupet e Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura