VIDEO/ Mediat greke publikojnë pamjet e aksidentit tragjik, momenti kur i riu shqiptar pa patentë përplas për vdekje 59-vjeçarin në korsinë e emergjencës

May 3, 2022 | 11:56
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të një dite më parë, ku një 26-vjeçar shqiptar pa patentë merr përpara një automjetin që kishte ndaluar në korsinë emergjencës.

Capture

Për pasojë humbi jetën shoferi 59-vjeçar grek i cili kishte ndaluar për të folur i sigurt në celular.

Fatkeqësisht makina e tij u përplas nga 26-vjeçari shqiptar, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

I riu shqiptar është vënë në pranga. Përplasja ndodhi në derën e shoferit duke rezultuar fatale për 59-vjeçarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura