VIDEO/ Me sprej me vete në fushë, lojtarët e Anglisë i zë belaja në Rusi

Jun 19, 2018 | 17:06
SHPËRNDAJE

Ekipet në stadiumin e Volgogradit nuk kishin rivale vetëm njëratjetrën. Me një temperaturë prej 33-gradësh gjatë ditës, rreth impiantit ku u zhvillua Tunizi-Angli, përveç tifozëve pati edhe një dyndje mushkonjash.

NINTCHDBPICT0004143407233

Shumë të shqetësuar, stafet e ekipeve përkatëse detyruan autoritet të ndërhynin me dy helikopterë që duhej të “pastronin” ajrin. Rezultati nuk ndryshoi, me futbollistët që përveç tensionit, luftuan edhe me insektet bezdisëse.

Lojtarët e Anglisë iu desh të përdorin sprej para ndeshjes, në mënyrë që të shmangnin pickimet e mushkonjave. Por, edhe gjatë ndeshjes në kamera dukeshin lojtarët që mundoheshin të largonin insektet, pasi ato qëndronin shumë pranë trupit të tyre.

NINTCHDBPICT0004143535203

Organizatorët thonë se kjo është një kohë ku këto insekte kanë kohën e rritjes, për shkak të klimës në Vogograd në këtë muaj qershori, por shtojnë se nuk do të sjellin asnjë shqetësim për zhvillimin normal të kompeticionit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura