VIDEO/ Me shpejtësi dyfish mbi normën e lejuar në rrugët e Tiranës, makina inteligjente kap “mat” 310 shoferë

Oct 27, 2021 | 23:06
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit gjatë mbrëmjes së sotme ka vijuar monitorimin me makinën inteligjente, e cila ka evidentuar 310 drejtues mjetesh që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

 

94 shoferë janë kapur me shpejtësi tej normave të lejuara brenda rrugëve të Tiranës.

Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 122 drejtues mjetesh, krahas shpejtësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 69 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi.

Njoftimi i policisë

310 drejtues mjetesh të evidentuar në shkelje nga makina inteligjente që është vendosur me intervale të shkurtra kohore, gjatë orëve të mbrëmjes, në rrugët e brendshme të kryeqytetit.

94 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi dyfish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 122 drejtues mjetesh, krahas shpejtësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 69 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, do të vijojnë 24/7 monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke përdorur makinën inteligjente me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, porfesional e të paanshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura