VIDEO/ Marsida rindërton skenën e krimit, si u qëllua për vdekje Dritan Haxholli brenda banesës së saj

Oct 14, 2019 | 21:32
SHPËRNDAJE

Marsida Qatja ka rrëfyer për emisionin “Open” në Top Channel dinamikën, sipas saj, të ngjarjes ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toci, shef i Sigurisë në burgun e Durrësit.

Për ngjarjen e ndodhur më 10 tetor, Marsida tregon se ndodhej në banesë me djalin e saj dhe dy persona të tjerë, Tocin dhe Xhulio Biturkun.

Fillmisht Dritani është shfaqur në dritaren e banesës dhe pas komunikimit me Marsidën ka hyrë nga dera kryesore ku ka qëlluar Tocin.

Në video, Marsida rrëfen pjesën tjetër të ngjarjes. /Top Channel/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura