VIDEO/ Mançesteri i “vjedh” fitoren, Runi “gropos” Livepulin

Jan 17, 2016 | 18:30
SHPËRNDAJE

Mançester Junajtid ka shënuar fitore në “Anfield” ndaj Liverpulit. “Djajtë e kuq” zhvilluan një ndeshje të mirë të cilën arritën ta fitonin në transfertë me rezultatin minimal 0-1.

Pjesa e parë, u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë Runi shënoi golin e avantazhit për miqtë.

Sulmuesi anglez realizoi një super gol me të djathtën e tij duke i dhënë tre pikë të rëndësishme skuadrës, që i pozicionon në vendin e pestë me 37 pikë. Ndërkohë djemtë e Klopit renditen të 9-it me 31 pikë.

Siti mposht Kristal Palas, Terri i jep një pikë Çelsit ndaj Evertonit

Mançester Siti ka mposhtur me rezultatin 4-0 skuadrën e Alan Pardjusë, Kristal Palas në një ndeshje me plot gola.

Fabian Delf hapi serinë e golave, ndërsa më pas dopieta e Agueros trefishoi rezultatin. Golin e katërt e shënoi David Silva.

Çelsi ngec edhe me Evertonin, Terri i jep një pikë

Çelsi ka barazuar sërish në shtëpi, kësaj herë ndaj Evertonit me rezultatin 3-3. Xhon Terri u kthye nga zero në hero, teksa fillimisht shkaktoi një autogol.

Mirallas dyfishoi përpara se Diego Kosta dhe Fabregas të barazonin rezultatin. Mori kaloi miqtë në avantazh, ndërsa në minutën e fundit Xhon Terri rikuperoi gabimin duke barazuar shifrat.

RENDITJE

ren

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura