VIDEO/ Makina fluturon në ajër, ja si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 23 vjeçarja dhe taksisti në Maminas

Feb 23, 2018 | 23:27
SHPËRNDAJE

Pas detajeve të reja rreth shkaqeve të aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në Maminas, Gazeta “Panorama” ka siguruar edhe pamjet e këtij aksidenti tragjik.

Siç shihet në video, makina tip Benz ka ardhur me një shpejtësi të lartë dhe ka përplasur taksinë ku ndodhej 23 vjeçarja Elena Avdillari.

Shkaku i aksidentit mësohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe goditja  në parakalim, Benzi po udhetonte me 200 km/h.

 

Dyshohet që në mjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin dy persona, njëri prej tyre Fation Zhaporja i cili është shpallur në kërkim.

 

Elena Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

 

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë.

 

E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi.

 

E reja kishte tentuar të udhëtonte edhe në 10 janar drejt Italisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por sërish e kishin kthyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura