VIDEO/ Kush është ish-polici i akuzuar për vrasjen në Linzë, gjatë ndjekjes goditi dy makina të policisë e më pas…

Mar 17, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE

mirsad kurcana

Personi që shihni në foton më lart quhet Mirsad Kucana dhe është ish-polici i dyshuar dhe i hetuar për vrasjen e Enton Nikajt në Linzë të Tiranës, ngjarje e ndodhur pesë vite më parë, por për të ra akuza në gjykatë.

“Panorama” mëson se ai është arrestuar ditën e hënë, dje, nga policia e Tiranës. Kucana është një prej të prangosurve që pasi kishte dalë me makinë duke shkelur urdhrin e ndalimit të qarkullimit nxjerrë nga qeveria për shkak të situatës me koronavirusin, duke i ikur uniformave blu, përplasi edhe dy makina të policisë.

Njoftimi i policise sot

Sipas policise, shtetasi  M. K., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës, nuk iu bind urdhrit te policise per ndalim, madje shetoi shpejtesine dhe ne tentative per tu larguar goditi dy makina te policise, e me pas braktoisi makinen dhe tentoi te largohej me vrap.

Policia ben me dije se gjate kontrollit sekuestroi 12400 franga zvicerane, një thikë dhe disa karta banke zvicerane, në emër të shtetasit M. K.

Mirsad Kurçana ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit prej vitit 2009, kur ai mbaroi Akademinë e Policisë e deri në fillim të vitit 2015.

Ai u emërua në patrullën e përgjithshme të Komisariatit nr. 2, detyrë të cilën e mbajti deri në nëntor të 2013. Më vonë ai u transferua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit, ku edhe atje ka qenë me të njëjtën detyrë, në patrullën e përgjithshme. Kuçana kishte hequr dorë nga shërbimi policor dhe punonte si badigard në klubet e natës dhe si roje sigurie në lojërat e fatit në kryeqytet.

Nga pamjet filmike që u publikuan pas vrasjes në restorantin në Linzë, u pa se Mirsad Kuçana ka qenë prezent në momentin e krimit ndaj Enton Nikës.

Si ra akuza

Ndryshe nga pretendimi i Prokurorisë, që kërkoi dënime me nga 25, 28 dhe 35 vjet heqje lirie, 116 vjet në total për tre të pandehurit, gjykata vlerësoi se vrasja e Nikës është kryer pa paramendim dhe jo në bashkëpunim prej tyre. Në vendimin e shpallur më 4 maj, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, gjykata arsyeton se në ngjarje është konsumuar vepra penale e “vrasjes me dashje” vetëm nga ana e të pandehurit Emiljano Tasho.

Tre të pandehurit, Ervis Martinaj, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana, që ishin bashkë me Tashon në momentin e krimit, sipas gjykatës, duhet të përgjigjeshin për “moskallëzim krimi”. “Gjykata arrin në përfundimin se vepra penale e vrasjes së shtetasit Enton Nika, më 11.11.2015, është kryer pa paramendim dhe jo në bashkëpunim nga të pandehurit Emiljano Tasho, Bujar Hasani, Ervis Martinaj e Mirsad Kuçana.

Vrasja e shtetasit Enton Nika është kryer nga i pandehuri Emiljano Tasho, si pasojë e eksesit të këtij të pandehuri, gjatë kohës kur ai së bashku me të pandehurit e tjerë po godisnin me grushte, shkelma e sende të forta të ndjerin Enton Nika dhe shtetasin Ismet Gaxheri”, arsyetohej në vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura