VIDEO/ Ku e dinte Basha që do kapej sot në Durrës “Toyota Yaris” me 1.5 milionë euro? Ja çfarë tha të enjten në kuvend

Jun 24, 2018 | 22:45
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, të enjten në Kuvend në fjalimin e tij bëri një denoncim, dhe deklaroi se një prej deputetëve ka porositur një “Toyota Yaris”

Ai ju dejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Yaris”.

“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, ishte kjo deklarata e Bashës të enjten në Kuvend.

Nuk dihet e nde se çfarë informacioni ka pasur Basha dhe nëse sekuestrimi sot të ketë lidhje me këto deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura