VIDEO/ Kosovë spektakolare, portieri i Bullgarisë i mohon fitoren. Fitojnë Franca e Anglia, ja rezultatet

Mar 25, 2019 | 22:42
SHPËRNDAJE

U luajtën mbrëmjen e sotme, të tjera sfida eliminatore nga fushata kualifikuese për në Europian. Kosova me një paraqitje mjaft të mirë, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bullgarisë.

bandicam 2019-03-25 22-38-59-481

Pjesa e parë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, u mbyll me rezultatin 0-1 për bullgarët, falë golit me kokë të Bozhikov në minutën e 39-të, por në tërësi ekipi i Shaland dominoi, duke krijuar një sërë rastesh me Rashicën e Celinën.

Me fillimin e të dytës, ishte Zeneli që në minutën e 61-të shënoi me një goditje fantastike nga jashtë zone. Edhe në vazhdimin e lojës, pati sërish tentative, por portieri bullgar u shndërrua në një hero, duke neutralizuar çdo gjuajtje që i shkonte drejt portës.

Gjithsesi, një nisje e mirë për Kosovën, që merr pikën e parë në grupin A, ku Anglia kryeson me 6 pikë të plota, ndërsa sipër “dardanëve” renditet vetëm Bullgaria me 2 pikë, por me një ndeshje më shumë.

Nga rivalet e Shqipërisë, Franca fitoi pastër me shifrat 4-0, në shtëpi ndaj Islandës, ku golat i shënuan Umtiti, Zhiru dhe Mbape, ndërsa me pikë të plota gjendet edhe Turqia, që po ashtu fitoi 4-0 ndaj Moldavisë, me gola të Kaldirim, Aihan, dhe dopietës së Tosun.

Në takimet e tjera, Anglia fitoi me shifrat 1-5 në fushën e Malit të Zi, por me përmbysje, ndërsa Portugalia u ndal vetëm në një barazim 1-1 ndaj Serbisë.

 

REZULTATET

Francë-Islandë 4-0

(Umtiti 12′, Zhiru 68′, Mbape 78′, Grizman 84′ / )

LIVE | Mali i Zi-Angli 1-5

(Vesoviç 17′ / Kin 30′, Barkli 39′, 59′, Kejn 71′, Sterling 81′)

Portugali-Serbi 1-1

(Karvajo 42′ / Tadiç pen. 7′)

Luksemburg-Ukrainë 1-2

(Turpel 34′ / Tsigankov 40′, Rodriges aut. 90+3′)

Andorra-Shqipëri 0-3

( /Sadiku 21′, Balaj 88′, Abrashi 90+6′ )

Kosovë-Bullgari 1-1

( Zeneli 61′ / Bozhikov 39′)

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Kosovë-Bullgari 1-1

90′ 3 minuta shtesë.

79′ Ndërrimi i tretë i Shaland. Futet Paqarada, largohet Kololli.

71′ Karton i verdhë për Kryeziun te Kosova.

61’ GOOOOOOL KOSOVA 1-1/ Arbër Zeneli shënon një gol fantastik.

59’ Sërish zëvendësim, Zhegrova në fushë, del Herolind Shala.

58’ Ndërrimi i parë i Shaland. Futet Halimi, në vendin e Celinës.

55’ E pafat Kosova. Muriqi godet nga brenda zone, por vetë shtyllë.

53’ Karton tjetër i verdhë te bullgarët. Ndëshkohet edhe Popov, për një faull taktik ndaj Zenelit.

46′ Nis pjesa e dytë, me ekipet siç e mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Kosovë-Bullgari 0-1

45+1′ Top i gjatë në zonën bulgare, Muriqi me kokë asiston mbrapa për Vojvodën, por goditja e tij shumë e lehtë, dhe portieri bullgar ndal.

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Tjetër rast fantastik për Kosovën. Rashica  godet, por sërish grushton portieri bullgar.

41′ Karton i verdhë edhe për Popov te Bullgaria.

39’ Shënon Bullgaria. Pas një goditje këndi, me kokë nga brenda zone nuk fal Bozhikov.

36′ Tjetër karton i verdhë te bullgarët, ndëshkohet Slavçev.

35’ Tjetër rast fantastik për Kosovën. Godet Celina nga jashtë zone, por portieri bullgar bën një mrekulli.

24’ Rast tjetër për Kosovën. Kololli nga e majta pason në qendër, Muriqi e lë për Rashicën pas tij, por bullgarët kuptojnë skemën, dhe pastrojnë zonën.

18’ Momente tensioni mes lojtarëve të dy ekipeve. Gjyqtari kryesor ndëshkon me karton të verdhë, Vojvodën dhe Nedialkov, nga një për çdo ekip.

9′ Mundësi fantastike për Rashicën. Pasim i bukur nga Celina, por lojtari i Verderit nuk ndalet nga mbrojtësi, pasi shmangu portierin.

1′ Nis ndeshja në Prishtinë.

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi. Trajner: Bernard Shaland

Bullgaria: Mihajlov, Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedialkov, Malinov, Kostandinov, Nedelev, Slavçev, Delev, Popov. Trajner: Petar Hubtçev

Capturefas

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura