VIDEO/ Këmbora e kishës në Elbasan përfshihet nga flakët e zjarrit

Feb 24, 2021 | 23:41
SHPËRNDAJE

Kisha e Shën Thanasit në Elbasan është përfshirë nga zjarrit.

Tymi dhe flaka janë konstatuar nga një banor i zonës, i cili menjëherë ka njoftuar shërbimin e zjarrfikëses si dhe janë njoftuar drejtuesit e kishës për të mundësuar hapjen e dyerve.

Flakët që dilnin nga muri ku ndodhet këmbora, dyshohet se kanë shpërthyer në katin e parë.

Pjesa e brendshme (shkalla) është e përbërë me materiale druri dhe për pasojë, kanë depërtuar në pjesën e sipërme. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje ku kanë shuar flakët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura