VIDEO/ Kapen mbi 3 ton kanabis në pyjet e largët të Spanjës, pranga 6 shqiptarëve. Grabisnin edhe pika karburanti. Si u zbuluan

Nov 18, 2019 | 23:12
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 16 mijë bimësh marijuanë të fshehura brenda pyjeve të pishave në Aragon të largët janë asgjësuar nga policia spanjolle.

sss

Oficerët bënë zbulimin befasues të plantacioneve që do të prodhonin 3.5 ton kanabis, pasi gjurmuan një bandë hajdutësh shqiptarë thellë në pyjet e largëta të rajonit verilindor.

Anëtarët e bandës ishin nën mbikëqyrje pas një vjedhje kryer në një nga baret dhe stacionet e benzinës midis Zaragoza dhe Huesca.

Ata e çuan policinë në dy plantacione masive, njëra afër Agüero në provincën Huesca dhe tjetra afër Murillo de Gállego afër Zaragoza, të cilat mund të arrihet vetëm me mjete të mëdha, ndërsa ndodheshin rreth 30 minuta thellë në pyll me makinë dhe rreth 30 minuta të tjerë në këmbë në shtigje të ngushta.

“Banda kishte copëtuar zona të mëdha me pisha për të maksimizuar sasinë e hapësirës për rritjen e marijuanës,” tha policia në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Policia tha se vendet mbroheshin ditë e natë, ndërsa ishte krijuar një sistem i sofistikuar vaditjeje.

“Rojet e tyre të përhershme, së bashku me një njohuritë thuajse të përsosura për pyjet në të cilat ata jetuan, e bënë hetimin në terren jashtëzakonisht të vështirë,” vazhdon deklarata.

Gjatë një periudhe shtatë muajsh, rreth 70 oficerë hetuan atë që ata e quajtën Operacioni “Copitos” duke rezultuar në “çmontimin e plotë të bandës me gjashtë persona dhe konfiskimin e 16,000 bimëve që peshonin një total prej 3.5 ton”, thuhet në deklaratë.

“Kjo është kapja më e madhe deri më tani e marijuanës në Aragón.”

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura