VIDEO/ Ka fituar Topin e Artë me Milanin, sulmuesi aktivizohet me kombëtaren në moshën 52-vjeçare

Sep 12, 2018 | 18:50
SHPËRNDAJE

Xhorxh Ueh është padyshim një nga shembujt më të mirë për dashurinë ndaj futbollit. Në moshën 52-vjeçare ai është rikthyer përsëri për të luajtur për fanellën e Kombëtares së Liberisë. Tashmë në rolin e presidentit, ai u aktivizua që nga minuta e parë në një ndeshje miqësore që skuadra e Liberisë, zhvilloi përballë ekipit të Nigerisë ku këta të fundit fituan me rezultatin 1-2.

C_29_articolo_1235718_upiImgPrincipaleOriz

Kujtojmë se Xhorxh Ueh ka luajtur për skuadra si Paris Saint Germain dhe Milan ku me këtë të fundit ka arritur të fitojë edhe Topin e Artë në vitin 1995. Ueh u fut si kapiten në këtë ndeshje dhe në minutën e 79 u zëvendësua duke u duartrokitur nga të pranishmit në stadium.

weah-cropped_9q7ddt2q49hp1blbryrgazg7i-390x285

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura