VIDEO/ Ja situata në Kakavijë, fluks i madh automjetesh në hyrje e dalje

Aug 20, 2017 | 14:57
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin në Policinë e Shtetit, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, ka shkuar për inspektim në pikën e kalimit kufitar Kakavije, për krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim shmangien e rradhëve të gjata të shtetasëve në hyrje e dalje.

Raportohet fluks i madh në dalje dhe në hyrje në Kakavije.

Sipas informacioneve, gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.

Policia Kufitare Kakavije po punon me procedura të përshpejtuara, me 9 sportele në dalje e 5 në hyrje.

Policia Kufitare po mban kontakte të vazhdueshme me Policinë Greke për përballimin e fluksit të lartë.

Edhe Policia Greke po shton në maksimum sportelet.

Për shkak të ngarkesës së madhe Policia sygjerohet shfrytëzimi i pikave të tjera të kalimit si Tre Urat e Qafë Botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura