Video intime, Sokol Balla rikthehet me “Top Story”: Çfarë nuk të vret dot, të bën më të fortë

May 22, 2015 | 8:17
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të një video intime në rrjetet sociale dhe pas shkëputjes nga ekrani për rreth një muaj, gazetari Sokol Balla rikthehet në drejtimin e emisionit “Top Story” në televizionin “TCH”. Në fjalinë e parë në hapjen e emisionit mbrëmjen e së enjtes, gazetari Balla u shpreh se “çfarë nuk të vret dot të bën më të fortë”, ndërsa vijoi me prezantimin e të ftuarit që në këtë rast ishte Erion Veliaj.

Gazetari Sokol Balla

Më herët, pas publikimit të videos, Bordi Drejtues i Top Medias vendosi ta pezullojë gazetarin për një periudhë të shkurtër kohore, ndërsa vetë Balla tha pas publikimit të videos se ndaj tij ishte kryer një akt terrorist kibernetik dhe se zbulimit të autorëve do t’i shkonte deri në fund.

“Këto ditë që nuk do të jem në ekran do t’u rri më pranë të afërmve të mi, sepse ata janë viktimat e vërteta të këtij sulmi. Po gjatë ditëve që do të jem larg ekranit, do të nis betejën e madhe ligjore kundër gjithë aktorëve të këtij atentati mbi privatësinë e individit. Unë nuk e di nëse do t’i fitoj të gjithë këto beteja, por si qytetar dhe taksapagues i këtij vendi më duhet të kem besim tek ligji, Prokuroria dhe gjykatat në përpjekjen time që qytetari Sokol Balla të jetë viktima e fundit e këtij sulmi të paprecedentë ndaj privatësisë së individit”,-ka thënë Sokol Balla në 23 prill në edicionin kryesor të lajmeve në Top Channel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura