Interi lëshon sërish terren në kampionatin italian teksa nuk ia doli të fitonte ndaj Leçes. Zikaltërit e Antonio Kontes u ndalën në barazim 1-1 në fushën “Via del Mare” duke i dhënë mundësi Juventusit të shkëputet sonte në mbrëmje me 3 pikë.
Pjesa e parë u shoqërua me polemika teksa përdorimi i VAR-it i mohoi penalltinë vendasve. Fati u takimit u vendos brenda 5 minutave të pjesës së dytë. U duk se Interi do ta fitonte takimin kur i riu Alesandro Bastoni erdhi nga stoli për të shënuar golin e avantazhit në minutën e 72-ë. Por, Leçe nuk hoqi dorë dhe e riktheu takimin në baraspeshë me Mankosu, i cili shtyu topin brenda në portën e Interit.
Nga ky rezultat, i jepet mundësi Lacios të zaptojë vendin e dytë.
LEÇE-INTER 1-1 (FT)
Golashënues: Bastoni 72’/ Mankosu 77′
Formacionet zyrtare:
LEÇE: Gabriel; Rosetini, Lucioni, Del’Orko; Rispoli, Deiola, Petriçione, Donati: Mankosu; Babakar, Lapadula
INTER: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Kandreva, Barela, Brozovic, Sensi, Biragi; Lukaku, Lautaro
Dy takimet e tjera të orës 15:00 Bolonja-Verona dhe Breshia-Kaljari u ndalën po në barazime.
Bolonja-Verona 1-1 (FT)
Breshia-Kaljari 2-2 (FT)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al