VIDEO/ Infermierja e raskapitur nga lodhja shpërthen në lot pasi del nga marketi: Ndaluni, lini ushqime për të gjithë

Mar 21, 2020 | 10:24
SHPËRNDAJE

pjimage (10)

Një infermiere e quajtur Dawn Bilbrough, nga York, shkoi në market e bindur se ajo mund të blinte të paktën gjërat thelbësore për të ngrënë drekë dhe darkë në 48 orët e ardhshme dhe, për habinë e saj, nuk gjeti asgjë.

Frutat dhe perimet ishin zhdukur plotësisht nga raftet e marketit.

Gruaja u acarua dhe nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët në videon që regjistroi me celularin e saj.

E lodhur dhe e rraskapitur pas orëve të gjata në punë, ajo bëri thirrje që njerëzit ë ndalen dhe të mendojnë se stafi i mjekëve, ajo e kolegët e saj duhet të kujdeset për ta, dhe duhet të qëndrojnë të shëndetshëm për të kryer detyrën e tyre.

Infermierja e cila punon në West Yorkshire, u bëri thirrje njerëzve që të ndalen dhe të lënë ushqime e produkte për të gjithë në markete.

4032-2688-2.52028434

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura