VIDEO/ Helmimi i mbi 300 qytetarëve nga uji, reagon Grida Duma: Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes

Oct 26, 2021 | 16:41
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka reaguar pas helmimit të mbi 300 qytetarëve nga uji në Krujë.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale Duma thekson se vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes.

Nënkryetarja e PD flet për një propagandë të neveritshme të kryeministrit ndërsa kërkon zbardhjen e të vërtetës.

Deklarata e plotë

Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale.

Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.

Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes.

Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.

Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura