Ish-ylli i Real Madrid, Hamez Rodrigez i habiti të gjithë duke vendosur të transferohet në Katar te skuadra Al-Rejan këtë verë.
Aventura e 30-vjeçarit ka nisur në mënyrën më të mirë duke gjetur dhe golin e parë me fanellën e Al-Rejan ditën e djeshme.
Rodrigez shënoi në minutën e 74-të një gol mjaft të bukur ku dribloi kundërshtarin duke çuar në këmbë të pranishmit në stadium. Skuadra e mesfushorit kolumbian triumfoi me rezultatin 4-2 duke marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme për ecurinë në kampionat.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al