VIDEO/ Gol klasi dhe festë me shqiponjë, Uzuni: S’jam plotësisht i kënaqur, jemi të dytët në klasifikim

Nov 25, 2018 | 22:00
SHPËRNDAJE

Myrto Uzuni realizoi një gol klasi në sfidën e sotme ndaj Osijekut. Futbollisti beratas, me një elegancë të admirueshme, e kaloi topin sipër portierit kundërshtar, duke gjetur rrugën e rrjetës, në sfidën që u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. Nuk mund të mungonte festa me shqiponjë së bashku me shqiptarin e Kosovës, Lirm Kastrati.

Uzuni55

Pavarësisht shkëlqimit, 23-vjeçari nuk është fort i kënaqur me ecurinë e skuadrës që në 15 javë kampionat ka arritur të sigurojë 29 pikë duke u renditur në vendin e 2-të, 7 më pak se gjigandët e Dinamos së Zagrebit. Në prononcimin pas ndeshjes, Uzuni u shpreh:

Uzuni

“Jam i lumtur për golin e shënuar, por nuk kam se si të jem plotësisht i kënaqur pasi ne ishim skuadra më e mirë në fushë, krijuam më shumë raste dhe në fund nuk ia dolëm të fitonim. Megjithatë, jemi ende të dytët në klasifikim. Unë, ashtu si shokët e skuadrës do të jap gjithçka që të në ndeshjen tjetër ndaj Slaven Belupo jo vetëm të ruajmë këtë pozicion, por edhe të kthehemi te fitoret”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura