Policët e tërheqin zvarrë, i moshuari: Turp, 20 burra me një 70-vjeçar

Jul 27, 2016 | 20:36
SHPËRNDAJE

Vetëm pak çaste pasi kryeministri Rama lëvdoi Policinë e Shtetit për punën e bërë dhe ndërrimin e fytyrës së policisë në qasjen me qytetarët, vjen një video që tregon pikërisht mënyrën e komunikimit polici-qytetarë.

df

Një video e publikuar nga faqja ‘Jeta osh qef’, shfaq momentin kur forcat ‘Shqiponja’ ndërhyjnë për të nxjerrë me forcë një burrë të moshuar nga banesa e tij në lagjen ‘Jordan Misja’ në Tiranë.

Siç tregon raportuesi, burrit do t’i prishin shtëpinë pasi aty pritet të kalojë në projekt për ndërtimin e një rruge të re në Tiranë.

Në video shikohet teksa forcat ‘Shqiponja’ tërheqin zvarrë të moshuarin, i cili dëgjohet të thotë me zë të ngjirur: “Po 20 burra me një plak merreni? Po nuk keni turp? Po nuk keni turp ore? 20 polic me një plak 70-vjeçar”.

Këto pamje vijnë vetëm pak kohë pas aktivitetit ku kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Tahiri, prezantuan projektin e ri të furnizimit me kartë elektronike të automjeteve të policisë, duke numëruar arritjet në tre vjet pushtet.

Ndër të tjera Ramës tha se puna në polici është histori e sigurtë suksesi të qëndrueshëm dhe u adresoi akuzuesve dhe kritikëve shprehjen “qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura