Video emocionuese, lutja e tifozit të Milanit gjatë ndeshjes me Fiorentinën bën xhiron e rrjetit

May 1, 2022 | 23:57
SHPËRNDAJE

Një video emocionuese ka bërë xhiron e internetit gjatë gjithë ditës së sotme. Në minutën e 77-të të duelit, Milan-Fiorentina, regjia qendrore, fokusoi një vogëlush të veshur me fanellën kuqezi, teksa bënte kryqin dhe lutej, që skuadra e tij të fitonte në “San Siro”.

Milan tifozi

Ai shihej në ankth teksa priste golin e Milanit, që nuk vonoi shumë, pasi në minutën e 82-të, Leao çoi peshë zemrat e tifozëve kuqezinj, që kishin mbushur plot e për plot “San Siron”. Skuadra e tyre e zemrës, tashmë është vetëm 3 ndeshje larg titullit kampion.

Emocione kaq të forta, mund t’i dhurojë vetëm sporti më i ndjekur në botë, futbolli, që padyshim është më tepër se një lojë. Ndjesi të pakrahasueshme që nuk mund të gjenden lehtë në çdo fushë tjetër të jetës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura