VIDEO/ Eliminimi nga Championsi, tërbohen tifozët e Fenerbahçes! Brohorasin në kor emrin e Vladimir Putinit

Jul 28, 2022 | 7:32
SHPËRNDAJE

PANORAMASPORT.AL/ Tifozët e skuadrës së Fenerbahces e kanë humbur toruan, teksa ekipi i tyre u eliminua nga ukrainasit e Dinamos së Kievit, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Screenshot_10-5

Ultrasit turq, të tërbuar nga humbja, fillojnë të bëjnë gjeste jo të hijshme, duke e thirrur emrin e Vladimir Putinit gjatë përballjes me skuadrën ukrainase.

I shokuar nga ky gjest i shëmtuar i tifozëve të Fenerbahçes, trajneri i skuadrës ukrainase, Mirçea Luçescku nuk doli fare në konferencë për media pas ndeshjes. Ky vendim erdhi për shkak të pritjes së turpshme të rezervuar për skuadrën e tij.

Vlen të theksohet se Ukraina është në luftë me Rusinë, ku mijra civilë të pafajshëm kanë humbur jetën nga sulmi që rusët me në krye Putinin i bën Ukrainës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura