VIDEO/ Ekipi larg luftës për kampion, tifozët sulmojnë autobusin gurë dhe granata tymi

May 3, 2018 | 19:21
SHPËRNDAJE

Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur në Marok, ku ekipi i Raxha Kasablankës, është sulmuar nga një grup tifozësh të tyre, pas humbjes 3-1 në transferta ndaj Rapide Oued Zem. Incidenti ndodhi kur lojtarët po ktheheshin me autobus nga kjo transfertë, 160 kilometra larg Kasablankës.

112240917-4551dcd2-9ed6-460b-a99b-1327aa542e2e

Tifozët hodhën gurë dhe granata me tym ndaj lojtarëve, të inatosur për këtë humbje, që tashmë i mban larg luftës për të fituar titullin kampion. Video është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa lojtarët shfaqen të shokuar. Disa donin edhe të denonconin autorët e kësaj dhune. Të tjerë, me kokën të mbuluar me gjak, ftonin tifozët të ishin të butë, teksa i kujtonin sakrificat që kishin bërë për Raxha Kasablankën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura