VIDEO/ E dashura e Nuredin Dumanit dhe mjekët që e ndihmuan pas atentatit mbërrijnë në gjykatë, pritet të caktohen masat e sigurisë

Apr 2, 2022 | 13:56
SHPËRNDAJE

Mjekët e spitalit të Fierit, të arrestuar pak ditë më parë se mjekun të shumëkërkuarin Nuredin Dumani kanë dalë sot në gjyq në Gjykatën e Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Po kështu, në gjyq ka dalë edhe 20-vjeçarja nga Kosova, e cila u arrestua në apartamentin në Fier së bashku me Dumanin, e cila është e dashura e ‘serial-killerit’ që u plagos në një atentat ndaj tij në aksin Papër – Elbasan.

Ndaj të dashurës 20 vjeçare të Nuredin Dumanit, Mirejetë Hajdini, prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg.

Ajo akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese e municionit, si dhe përkrahje e autorit të krimit.

Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar ndaj dy mjekëve të spitalit të Fierit Ermal Gjeço dhe Julian Malaj caktimin e masës arrest me burg.

Ata akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe moskallëzim krimi.

Prokuroria ka paraqitur masë sigurie më të lehtë vetëm për laburantin Bledi Berdalli, atë të arrestit shtepiak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura