VIDEO/ Vetëm Armand Duka vërshëllehet nga tifozët në shesh

Oct 12, 2015 | 17:53
SHPËRNDAJE

#VIDEO- Festa kuqezi, Duka vërshëllehet nga tifozët

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Monday, 12 October 2015

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka kaluar një situatë të vështirë, teksa iu bashkua lojtarëve të Kombëtares Shqiptare në festën e kualifikimit bashkë me tifozët në sheshin “Nënë Tereza”. 

Gjatë fjalës së tij para tifozëve, Armand Duka është vërshëllyer nga tifozët e pranishëm. Ky fakt nuk mbeti as pa u komentuar, teksa njëra nga prezantueset tha se “tifozëve akoma nuk u ka dalë inati…”.

Megjithatë ajo nuk e vazhdoi fjalinë se përse tifozët duhet t’i mbanin inat Dukës. Vetë kreu i FSHF-së ironizoi tifozët në sheshë, duke iu përgjigjur me të njëjtën monedhë, siç mund ta shihni në video. 

Në rrjetet sociale shumë prej tifozëve fajësojnë Dukën për pazare me Kombëtaren, sidomos me grumbullimet dhe pajisjen e lojtarëve me pasaporta shqiptare që luajnë jashtë. 

Pak kohë më parë, vetë familja e futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili luan për Zvicrën, pati akuzuar Dukën se i kërkoi para në këmbim të pasaportës. 

Gjithashtu, tifozët kanë ngritur dyshime se humbja me Serbinë erdhi për shkak të “pazareve të FSHF-së”. Madje ka nga ata që mendojnë se fitorja me Armeninë ka qenë e blerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura