VIDEO/ Diçka nuk shkoi siç duhet, modelja ia plas të qarit live në emision dhe largohet nga studio

Oct 15, 2019 | 22:30
SHPËRNDAJE

Një moment i pazakontë ka ndodhur në një program turk, në të cilin disa parukierë profesionistë duhet të sfidojnë njeri-tjetrin për të fituar një çmim.

Njëri prej tyre preu flokët e modeles të quajtur Ilayda, për të mbështetur projektin “Lejo që flokët e mi të jenë flokët e tu”, në ndihmë të njerëzve që kanë fituar betejën e tyre kundër kancerit.

Capture

Por duket se diçka ka shkuar jo siç ishte menduar. Vajza u hutua kur kuptoi që parukieri ia kishte prerë flokët më shumë se sa kishin rënë dakord para nisjes së emisionit. Pas pak sekondash habie, modelia ja nisi të qajë dhe më pas braktis studion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura