VIDEO/ Kodheli merr vendimin e rëndësishëm: S’do jem më ministre…

Dec 19, 2016 | 11:59
SHPËRNDAJE

Mimi Kodheli, e cila në shtator të vitit 2013 pas fitores së zgjedhejve nga Partia Socialiste morin postin e ministres së Mbrojtjes, nuk do të vazhdojë të mbajë më këtë pozicion pas shtatorit të vitit të ardhshëm.

Kodheli, një bashkëpunëtore e afërt e Kryeministri Edi Rama që në kohë kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, në një intervistë për “Top Channel” bëri këtë deklaratë të papritur dhe befasuese.

“Do të ishte mirë që dikush tjetër të vinte dhe të jepte një… le të themi një frymë të re drejtimi të një institucioni që realisht ia vlen të vlerësohet për atë çka bë, çka është dhe… pergjigjia është jo”, u shpreh Kodheli.

Ndërsa e pyetur nëse e ka në synimet e saj, presidencën e vendit, përgjigja e ministres Kodheli është e tille: “Ka shumë burra dhe gra në këtë vend që mund të jenë të denjë për postin e Presidentit të Republikës.”

 

Kodheli: Shërbimi Informativ i Ushtrisë ka parandaluar sulme terroriste

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tregon se disa sulme terroriste janë parandaluar nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë shqiptare. Kodheli nuk jep me shume detaje, por Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për parandalimin e akteve terroriste gjatë ndeshjes me Izraelin.

Mimi Kodheli, Ministrja e Mbrojtjes
Mimi Kodheli, Ministrja e Mbrojtjes

Takimi i drejtorit të CIA-s, John Brennan, me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në javën e parë të muajit dhjetor në Tiranë, nuk ishte thjesht një vizitë kortezie, por një vlerësim i qëndrimit, pozitës dhe shërbimeve që FA dhe në mënyrë të veçantë Shërbimi Informativ ushtarak shqiptar ka dhënë për vendet aleate.

“Kemi ndarë probleme serioze me drejtorin e CIA-s dhe natyrisht edhe falënderimet e tij për shkak të punës së mire qe ka bere SHIU, informacionet e te cilit kane parandaluar, e them këtë me përgjegjësi të ploëe, ngjarje të papëlqyeshme që ishin planifikuar për të ndodhur në vendin tonë dhe në vende të tjera aleate. Nuk mund të ndaj më shumë të dhëna për publikun, por SHIU sot përdoret për gjera shumë serioze dhe jo për politikë”, tha Kodheli.

Top Channel ka mësuar që një prej këtyre ngjarjeve ishte parandalimi i aktit terrorist të planifikuar gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në 12 nëntor në qytetin e Shkodrës dhe për të cilën u arrestuan edhe disa persona në Shqipëri dhe në Kosovë.

Të frymëzuar nga Lavdrim Muhaxheri, militant i ISIS, celula do të realizonte sulm me eksploziv dhe armë gjatë ndeshjes. Si masë sigurie pas arrestimeve në Shkodër dhe në Kosovë, u ndryshua edhe stadiumi, duke e zhvilluar ndeshjen në “Elbasan Arena”, ku një pjesë të sistemit të sigurisë e realizuan vetë shërbimet izraelite.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet kosovare të cilat ndaluan personat që do kryenin sulmet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura