VIDEO/ Debati para votimit, Rama përplaset me Majkon: Nëse s’voton, ik në shtëpi

Jul 6, 2018 | 9:59
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së Florian Mima ne fjalen e tij ne Kuvend ka nenvizuar mungesen e ministrit Pandeli Majko ne seance, i cili është larguar nga Kuvendi, ndonëse deklaroi se ishte një nga ata që do të votonte kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mima tha se Rama e perzuri Majkon: “Në 2002 kemi një personazh që propozon që Teatri të bëhet muze për të varur brekët e Violeta Manushit, por kryeministri i kohës, nuk po e shoh zotin Majko nuk e di a e përzutë ju apo iku vetë, kryeministri Majko ne ate kohe refuzon dhe propozuesi fut përkohësisht bishtin në sallë në pritje të propozimeve të reja…”.

PD ka zbardhur edhe debatin mes kryeministrit Rama dhe ministrit Pandeli Majko.

Sipas demokrateve, “Rama i beri presion Majkos. I tha nese s’do votosh, ik ne shpi. Mua mos me bej numra. Majko doli i nervozuar. Kamerat kane kapur debatin mes tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura