VIDEO/ Çfarë nuk u pa në Kuvend, Ruçi i ngatërron emrin ministres. Shpërthejnë duartrokitjet në fund

Sep 14, 2017 | 10:45
SHPËRNDAJE

Pas rreth 22 orësh debat në Kuvend, Edi Rama më në fund ka marrë 78 vota, të mjaftueshme, për të nisur punën nga sot me Qeverinë e re.

kuvend PS

Debatit të gjatë, ku folën thuajse të gjithë deputetët, i erdhi fundi në orën 7 të mëngjesit të sotëm, kur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi të hapej votimi.

Por lodhja duket se e bëri të vetën te kryeparlamentari. Gjatë leximit të emrave të Qeverisë, Ruçi hasi probleme te Manastirliu, të cilës mezi ia tha emrin.

Fundi gjithsesi ishte i lumtur. Deputetët socialistë shpërthyen në duartrokitje pasi u numëruan 78 vota pro Qeverisë së Ramës.

Ndërsa ata demokratë, veçanërisht ata të rinjtë, nxituan të lënë sallën e Kuvendit, për tiu drejtuar shtratit dhe rikuperuar orët e gjumit.


votimi i ministrave ne Kuvend by panoramaon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura