VIDEO/ Çfarë humbët dje nga sherri i Bashës me Lubonjën, si nisi përplasja te Eni Vasili

Feb 2, 2018 | 22:55
SHPËRNDAJE

Lideri i opozitës Lulzim Basha u përplas ashpër mbrëmjen e të enjtes në studion e emisionit “Studio e Hapur” me analistin Fatos Lubonja, ne lidhje me qendrimin e kreut t opozitës dhe PD per aferat e Qeverise dhe se sa jane bashke opozita dhe mazhoranca ne keto afera dhe ngritjen e nje sistemi qe pasuron vetem oligarket.

“Po të shohësh të kaluarën e PD, si edhe e PS, kanë qenë dy parti që kanë punuar të dyja për oligarkinë, stili ka qenë ti je i pasur eja te unë, na fut ca lekë te partia se kur të marr unë pushtetin këto lekët do i marrësh me tendera me leje ndërtimi, kjo i ka bërë këto dy parti të jenë njësoj në kuptimin se cfarë përfaqësojnë. Këto politika PD i ka bërë gjithandej që nga hidrocentralet te këto. Ju jeni një parti oligarkësh njeriu që kishit të parin në listë në Vlorë është oligark dhe votoi për aeroportin që ju thoni që është korrupsion, se thoni erdhi Rama dhe i mori këta dhe e ndërtoi këtë të keqe për 5 vjet, e thashë dhe e përsëris ky sistem i ndërtuar me përdorimin e oligarkëve, ky sistem i mashtrimit të popullit për t’u pasuruar një grusht njerëzish ka qenë edhe në kohën e PD dhe ky sistem, s’është vetëm Rama, ka lartësinë e sociopatisë së tij për t’ju përgjigjur këtij niveli që ka arritur sistemi”, tha analisti Lubonja.

Në debat e sipër, Basha është nxehur dhe u shpreh: “Kjo është një pritë që po i bëni kryetarit të opozitës, dëgjova me durim dhe ky më ndërpret, s’ka asnjë të përbashkët mes meje dhe Ramës”.

Ne kete dy video permbledhje te emisionit, mund te shihni momentet qe humbet dje:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura