VIDEO/ Broçkullat e Nexhmijes: Nuk na dilnin rrogat në fund të muajit

Feb 9, 2016 | 9:30
SHPËRNDAJE

Nexhmie Hoxha ka vazhduar të tregojë të pavërteta në intervistën në emisionin “Dritare”.

E veja e diktatorit Hoxha, tregon se Enver Hoxha u detyrua që të caktonte një rrogë të ulët për veten dhe për të, sipas doktrinës së Leninit.

Kështu Nexhmija tregon se në fillim, Enveri merrte 36 mijë lekë në muaj, ndërsa ajo merrte 22 mijë lekë.

Më pas, ajo tregon se Hoxha u detyrua t’i ulëte rrogat, sipas doktrinës së Leninit, se udhëheqësit nuk duhet të merrnin më shumë se dyfishin e gjysmës së rrogës mesatare të punëtorit.

Kështu rrogat e tyrë u bënë 16 mijë lekë, ndërsa ajo 11 mijë lekë. Nexhmija thotë në mënyrë absurde se nuk u dilnin paratë.

Nexhmije Hoxha i dha këto deklarata në emisionin e Rudina Xhungës, në një intervistë të gjatë, që e cilësoi si të fundit.

Por ajo në asnjë moment nuk kërkoi falje dhe as shfaqi pendesë per krimet e diktaturës komuniste.

“Jetova që të heq baltën e hedhur mbi Enverin”, tha ajo ndër të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura