VIDEO/ Breshër në mes të pranverës, metereologu shpjegon fenomenin e çuditshëm që ndodhi në Shkodër

May 14, 2021 | 12:54
SHPËRNDAJE

Meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani jep një shpjegim për fenomenin e çuditshëm që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Shkodrës, ku ranë reshje të dendura shiu, të shoqëruara edhe me breshër.

“Ka patur reshje të konsiderueshme breshëri dhe reshje të pakta shiu duke filluar nga ora 00:30 dhe për rreth 50 minuta solli rreth 55 mm reshja. Kjo ndodhi për shkak të disa ditëve me temperatura të larta duke u pasuar me rënie të menjëhershme të vlerave termike. Kjo solli pikërisht dhe prezencën e reshjeve në formën e breshërit në Shkodër”, shpjegon ai për Abcnews.al.

Sa i përket motit në fundjavë, Osmani shpjegon se pasditja e sotme pritet të karakterizohet nga një mot më i mirë krahasuar me mëngjesin, ndërsa reshjet rikthehen nesër deri në orët e mesditës.

“Dita e sotme mbetet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta që do të krijojnë mundësinë për reshje të pakta të shiut, kurse pasditja do të karakterizohet nga një përmërim i kushteve të motit.

Paraditja e nesërme do të karakterizohet nga një shtim i reshjeve duke sjellë reshje të dukshme shiu, të cilat do të jenë në formë rrebeshi. Kurse, pasditja e së shtunës do të sjellë përmriësim të kushteve të motit, që do të vijojë deri paraditën e së dielës”, tha Osmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura