VIDEO/ Brenda shtëpisë së At Gjergj Fishtës, shikoni si duket kulla 2 katëshe pas rindërtimit

Oct 23, 2020 | 14:19
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Homerit shqiptar, At Gjergj Fishtës, hapi sot dyert për të pritur mysafirët e parë pas rindërtimit.

Vizitorët e parë ishin kryeministri Rama, ministrja e Kulturës Margariti dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, të cilët morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kullës dy katëshe që vjen edhe në përvjetorin e lindjes së poetit.

Punimet restauruese i janë përmbajtur konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë e çati.

Ndërsa në dhomat e saj janë ekspozuar edhe veprat e Fishtës.

Punimet për rindërtimin e shtëpisë së Fishtës nisën në 17 qershor të këtij viti dhe tashmë kulla me pamjen mahnitëse pritet të jetë një atraksion turistik që do t’ia shtojë vlerën zonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura