VIDEO/ Brazili turpërohet nga Paraguai. Eliminohet nga Copa America me penallti

Jun 28, 2015 | 12:16
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Brazilit është eliminuar nga Copa America, pasi humbi me penallti ndaj Paraguait në çerekfinalet që u luajt sot në mëngjes.

Lojtarët brazilianë të zhgënjyer pas eliminimit

Ndeshja brenda kohës së rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në shtesa nuk pati ndryshim rezultati. I pari që shënoi ishte Brazili me anë të Robinjos në minutën 15, por Paraguai barazoi gjithçka në pjesën e dytë me anë të  Derlis Gonzalez.

Nga pika e bardhë për Brazilin të pasaktë ishin Everton Ribeiro dhe Dagllas Kosta. Humbja e penalltive nga këta dy lojtarë i kushtoi gjysmëfinalen Brazilit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura