VIDEO- “Biznesi i madh që do ulje taksash nuk duhet të na votojë ne sepse…”- Rama komenton programin e PD: Taksimi i sheshtë godet ata që fitojnë më pak

Feb 23, 2021 | 11:46
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot premtimin e Partisë Demokratike për taksën e sheshtë, për të cilën deklaroi se është goditje për të varfërit dhe mbështetje për të pasurit.

Rama madje kishte edhe një mesazh për biznesin e madh, të cilët i ftoi të mos e votojnë PS-në nëse duan ulje taksash, pasi qeveria e tij nuk e ka në plan t’i ulë, por as t’i ngrejë taksat.

Shikoni raportin e kësaj qeverie me të pasurit ja kontributi i oligarkëve në 2013 në buxhetin e shtetit ja dhe në 2019. Ja sa para më shumë ka marrë shteti nga xhepi i të pasurve, i më të pasurve. 142% më shumë. Merreni atë kollonën e fundit, merrni dhe një sharrë e sharroheni duke pasur parasysh taksën 9% e shikoni sa para nga ato aty do tua lërë në xhep oligarkëve për të cilët flet e flet e flet ditën e flirton e flirton natën.

Grafiku i tretë që dua të sjell në vëmendje është tatimi progresiv mbi pagën e individëve, si është ulur tatimi e si janë rritur të ardhurat nga pagat e tatim fitimit mbi të ardhurat e individëve.

Meqë predikohet që me taksën e sheshtë mblidhen më shumë lekë, por në fakt goditen më shumë ata që fitojnë më pak. Pra ju që jeni këtu me taksën e sheshtë do paguani më shumë se pronarët tuaj për shtetin nga rroga juaj. Se 9% juaj mbi rrogën është shumë më i madh se 9% i tyre mbi të ardhurat e tyre.

Taksa e sheshtë është për të pasurit, taksa progresive, taksimi i ndershëm është për shumicën dërrmuese.

Taksa e sheshtë është për ata që fitojnë më shumë e goditje për ata që fitojnë më pak, ata që fitojnë më pak janë 97%, ata goditen me taksën e shshtë, ndërsa taksa jonë progresive mbështet më shumë ju se ata.

Ne nuk do rrisim taksën për biznesin e madh por as nuk do e ulim. Cdo biznes i madh që do ulje takse nuk duhet të votojnë për ne se me ne nuk e ul taksën ama ne as nuk do e rrisim, e as nuk do kenë taksën e fshehtë që kishin në 2013 ku e dinë mirë sa paguaninmbi atë 10% për xhepat e atyre që qeverisnin. Atyre që bënin xhandarin e qeverisë“, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura