VIDEO/ Batuta e Majkos me të riun në sy të Ramës: Kam dorë të keqe. U dhashë teserat Koços dhe Blushit

Feb 7, 2016 | 10:34
SHPËRNDAJE

Pandeli Majko nuk i ka kursyer batutat në takimin e sotëm në selinë e PS-së, ku kreu Edi Rama po shpërndante karta anëtarësish të reja.

Kryeministri ftoi një të ri që të merrte kartën e anëtarësisë, mirëpo radha i takonte Majkos që t’ia dorëzonte.

Ky i fundit nuk i ka kursyer batutat në sy të Ramës, duke i thënë të riut të mendohej dy herë nëse do të donte që kartën e anëtarësisë t’ia dorëzonte ai.

“Unë kam dorë të keqe, se kartën e parë të anëtarësisë ia kam dhënë Koços dhe pastaj Blushit. Ndaj zgjidh tani se ka do shkosh”, tha Majko. Në sallë pati të qeshura.

Edhe vetë Rama qeshi me ironi dhe më pas iu përgjigj. “Pandi është i vetmi që i mbijeton çdo dallhe”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura