VIDEO/ Banditët e veshur me uniforma policie dhe të armatosur rëndë sulmojnë gjykatën dhe lirojnë shefin e grupit famëkeq. Katër të vrarë

Feb 14, 2020 | 22:38
SHPËRNDAJE

Burra të armatosur rëndë të veshur me veshje ushtarake dhe uniforma policie sulmuan një ndërtesë gjykate në veri-perëndim të Hondurasit dhe liruan një drejtues të lartë të bandës së fuqishme MS-13, thonë zyrtarët, cituar nga BBC.

_110902403_b07ee1f7-1f59-4691-a132-9a952d8ad25b

Alexander Mendoza, i njohur si “El Porky”, sapo kishte mbërritur për një seancë gjyqësore në El Progreso, i shoqëruar nga forcat e sigurisë, kur ndodhi sulmi.

Të paktën katër oficerë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën. MS-13 është një nga grupet më të dhunshme kriminale në Amerikën Qendrore.

Presidenti Juan Orlando Hernández ofroi një shpërblim prej 2 milion lempiras ( 80,000 dollarë) për informacionin që çon në kapjen e Mendoza.

Policia tha se të paktën 20 persona të armatosur morën pjesë në operacionin e së  enjtes pasdite në El Progreso, rreth 30 km në lindje të qytetit të dytë të Hondurasit, San Pedro Sula. Një prej të dyshuarve gjithashtu vdiq në sulm.

Një video që thuhet të jetë nga kamerat e sigurisë së gjykatës, tregon një burrë të prangosur, që besohet të jetë Mendoza, duke u dërguar në ndërtesë nga forcat e sigurisë. Disa çaste më vonë, burra të armatosur që kishin veshur uniforma të ngjashme, mbërrijnë dhe i detyrojnë njerëzit të dalin nga dhoma.

Pas disa minutash, Mendoza rishfaqet pa pranga dhe mbante atë që duket se është një mitraloz dhe një pistoletë, duke u përpjekur të dilte nga ndërtesa me një grup të armatosur. Zbulohet një shkëmbim zjarri mes tyre dhe forcave të sigurisë, të cilët ishin jashtë. Pamjet përfundojnë duke treguar 11 burra dhe personi që besohet se Mendoza duke ikur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura