VIDEO/ Atentati ndaj Nuredin Dumanit vë në lëvizje policinë, FNSH zbarkon në Elbasan. Kontrolle blic në “zonat e kuqe” të qytetit

Apr 2, 2022 | 22:02
SHPËRNDAJE

Nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Elbasan policia ka kërkuar ndihmën e forcave speciale FNSH këtë të shtunë për të kryer kontrolle në ato të cilat konsiderohen si zonat e kuqe të qytetit.

Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se janë shoqëruar 5 persona, njëri prej të cilëve është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Operacioni i cili ka nisur pasditen e sotme është ende në vijim e sipër dhe pritet të zgjasë edhe gjatë natës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura