VIDEO/ Asllani dhe Çalhanoglu “zhvendosin” festën e titullit në rrjetet sociale, mesfushori turk flet shqip: Ça bone zemra…

Apr 23, 2024 | 12:53
SHPËRNDAJE

Interi u shpall kampion i Serisë A për këtë sezon. Një trofe i rëndësishëm për zikaltërit që vendosin yllin e dytë në fanellë.MixCollage-23-Apr-2024-12-48-PM-9781I lumtur për këtë titull padyshim është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani i cili është pjesë e klubit.

Ai ka festuar mbrëmë së bashku me shokët e skuadrës teksa sot festa është “zhvendosur” në rrjetet sociale.

Mesfushori tjetër i Interit, Hakan Çalhanoglu ka hapur një video live me Asllanin teksa ja kanë plasur muhabetit dhe gallatave.

Në një moment dëgjohet që Asllani i thotë a ti kupton shqip… dhe Çalha i kthehet “ça bone zemra”. (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura