VIDEO/ Arrestohet banda që i shiste drogë reperit kosovar, Cozman. Grupi ushtronte aktivitetin e tij në Tiranë, Vlorë e Sarandë

Jul 17, 2015 | 8:04
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Goditet nje grup kriminal i shperndarjes se lendeve narkotike ne kryeqytet, Vlore dhe Sarande. Sipas burimeve te policise, ne pranga ne kete aksion policor te koduar “Brilanti”, kane rene shtetasit: Andi Xeba, Ilirjan Xeba, Lavdrim Xeba Marsel Xeba dhe Skerdi Xhelno.

Struktura e grupit kriminal

Mesohet se ne momentin e arrestimit ketyre shtetasve u jane gjetur 7 gram hashash dhe disa fisheke.

Sipas hetimeve të policisë, për një periudhë të shtrirë në 5 vite në qytetin e Tiranës, konkretisht në “Rrugën e Durrësit”, Rrugën “Milan Shuflaj”, pranë bar-kafe “Brilant” në zonën e ish-Bllokut, në qytetin e Vlorës dhe në Sarandë, grupi ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, në sasi të konsiderueshme, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Gjithashtu, Policia thotë se më datë 04.07.2015, shtetasi Andi Xeba, i ka shitur lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva blerësit Ylber Ahmetllari, i njohur me pseudonimin “Cozman”, këngëtar. Lënda narkotike u sekuestruar së bashku me automjetin e tij si dhe telefonin celular.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës liroi pak ditë më parë nga qelitë e paraburgimit reperin, kundrejt një garancie pasurore prej 5 mijë eurosh. Ai u arrestua pas pasi kishte me vete një sasi prej 20 gramësh lëndë narkotike kanabis sativa.
 
Lënda narkotike dhe materialet e sekuestruara sipas Policisë së Tiranës:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në datë 15 korrik 2015, në ngarkim të shtetasve nën hetim Marsel Xeba, Ilirjan Xeba, Andi Xeba ,Skerdi Xhelo dhe Lavdimir Xeba,  ka dhënë masa e sigurisë personale “Arrest në burg” për veprën penale të “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i K. Penal.

Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale, personat e arrestuar kanë qenë në hetim prej disa muajsh dhe gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 648.7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Marsel Xeba iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 7.15 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe 25 fishekë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një motor tip

“T MAX” me targa AK 620, një automjet tip Ford “Fusion” me targa AA 314 JD, një automjet tip Volsëagen Polo me targë TR 0343 P dhe 4 telefona celularë, me të cilat dyshohet se ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 19.03.2015, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Fjordi Leka dhe Gëzim

Gashi, të cilët shisnin lëndë narkotike Cannabis Sattiva në Tiranë në zonën e ish-Bllokut, në bashkëpunim dhe të drejtuar nga shtetasi Marsel Xeba.

Më datë 25.06.2015, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhuljo Qejvanaj dhe Noel Papuli, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 copë qese të ndara në doza Cannabis Sattiva, që dyshohet se do e shisnin në Tiranë në zonën e ish-Bllokut, në bashkëpunim dhe të drejtuar nga shtetasi Marsel Xeba. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura