VIDEO/ A duhet që Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë? Nishani: Unë nuk mund të jap këshillë pa…

Nov 15, 2018 | 13:47
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti, Bujar Nishani, ka qenë sot i pranishëm në konferencën shkencore të organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër me temë “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”.

Nishani

Nishani gjatë fjalës së tij komentoi ngjarjet e fundit në Shkodër ku tha se qyteti është marrë peng nja disa individ të caktuar.

“Shkodra për momentin është marre peng nga individ apo grupe kriminale dhe për këtë ndjeje keqardhje. Jam i bindur se është situate kalimtare dhe Shkodra do të dije ta kalojë”, u shpreh ndër të tjera Nishani.

PJESË NGA DEKLARATAT E NISHANIT NË SHKODËR

Situata kriminale në vend?

“Fakti që vetëm ditën e djeshme nga një vendim i gjykatës së krimeve të rënda që u dha në Tiranë kundër Shullazit, pati prononcime zyrtare të disa ambasadave kryesore në Shqipëri, si SHBA, Britani, BE, e një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare u angazhuan duke e vlerësuar si një hap të parë, kjo flet sa 1 mijë deklarata politike që mund të bëjë politika. Fakti që faktori ndërkombëtar është kaq i shqetësuar sa bën deklarata për një grup kriminal, kjo mjafton. Kemi angazhim të strukturave kundër krimit në mbarë Evropën, lidhur me kriminalitetin e organizuar në Shqipëri. Kjo nuk është çështje e partizanizmit opozitar, por është realitet i hidhur që ka demontuar atë që është koncepti i shtetit ligjor në përballje me krimin. E kam thënë edhe më herët, krimi është një bashkëudhëtim me shoqërinë njerëzore. Por ka diferenca. Nëse ka një model që shteti e lufton dhe ai ka frikë nga shteti, dënohet prej tij dhe modeli tjetër kur krimi prodhon politikë, bashkë drejton shtetin dhe e udhëheq atë, janë dy gjëra kundërta. Ne kemi këtë model që krimi tallet me ligjin dhe ai është prodhuar nga tolerimi dhe bashkëjetesa me politikën. Kemi një situatë që nuk ka qënë më herët në 25 vitet e fundit, megjithatë problematikat që ka patur kurba e krimit. Ajo nuk ka trokitur më herët në dyert e politikës për ta sjellë atë në pushtet e më pas të vendosë”.

A duhet që Meta të thërrasë Këshillin Kombëtar të Sigurisë?

Kjo është çështje që i takon presidentit. Unë nuk kam bërë komente paraardhësve të mi. Nëse presidenti e gjykon, unë nuk mund të jap një këshillë të pa kërkuar.

Si e konsideroni veprimin e presidentit Meta për të mosdekretuar Sandër Lleshin?

Do të kisha ndjekur procedurën e presidentit aktual, sepse propozimi i kryeministrit është në mos përputhje me kriterin ligjor. Zoti Lleshi duke qënë ushtarak nuk i plotëson kushtet për të qënë deputet dhe qeveria e propozon si kandidature që shkel kushtetutën.

Braktisja e parlamentit nga opozita, keni një koment?

Është për të ardhur keq që parlamenti nuk është më pjesë e arenës politike. Nuk e shoh si braktisje të opozitës, por si përzenie që mazhoranca i ka bërë opozitës. Do thoni pse e konsideron kështu, ka plot arsye por po marr rastin e fundit. Nëse nuk respektohet rregullorja si duhet të funksionojë parlamenti, që këtu ka marrë fund hapësira opozitës. Vendimi i opozitës është i detyruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura