VIDEO 18+/ Gruaja e zhveshur ‘tremb’ policët më lëvizje ‘Kung fu’ dhe me kërcimin e veçantë

May 2, 2016 | 14:40
SHPËRNDAJE

Dy policë të New York-ut janë përballur me një situatë të vështirë por edhe komike, pasi kanë tentuar të ndalojnë një grua e cila ishte zhveshur në mes të rrugës.

Pasi njëri nga policët i është afruar dhe ka tentuar ti vendosë prangat në duart e vendosura pas shpine, gruaja ka bërë një lëvizje ‘kung fu’ duke e larguar më tej policin. Më pas ajo ka vazhduar duke u treguar atyre edhe ‘aftësinë në kërcim’ ndërkohë që herë pas here iu vërsulej atyre për t’i trembur.

Gjatë kësaj kohë policët kanë qëndruar në këmbë të hutuar pasi nuk dinin se si të silleshin me të. Ndërkohë që e gjithë skena komike filmohej nga një kalimtare e cila vazhdimisht dëgjohet të qeshë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura