Vettingu shkarkon zyrtarin e dytë të lartë të policisë. Kush është ai dhe detyra që mbante

Sep 28, 2020 | 9:44
SHPËRNDAJE

Shefi i sektorit të Sigurisë së Personelit pranë Drejtorisë së Analizës dhe Kartotekës nuk ka arritur ta kalojë procesin e vettingut në polici.

1528907369_policiaeshtetit

Edmond Papa është shkarkuar nga detyra, duke u bërë zyrtari i dytë në radhën e policisë që lë postin.

Deri tani, 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë.

Papa ishte në listën e 45 drejtuesve të policisë që do t’u skanohej pasuria, listë e hartuar vitin e shkuar, ndërsa Papa mbante postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale Shkodër (Kukës Dibër).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura