Vettingu/ Rama i kthehet bisedës së natës së 17 majit me Bashën: Për fat të keq …

Mar 21, 2018 | 12:05
SHPËRNDAJE

Nga Brukseli, kryeministri Rama teksa ka riktheksuar se Shqipëria nuk po kërkon asnjë favor për çeljen e negociatave,  as dhuratë për to, por vetëm afirmimin e asaj që meritojmë, hapjen e negociatave, është ndaluar gjatë në pastrimin e sistemit të drejtësisë, pra Vetingut dhe ka shigjetur mungesën e opozitës në këtë pjesë shumë të rëndësishme.

Rama Basha

Ja cfarë ka deklauruar Rama:

Shpresojmë dhe besojmë që Komisioni të jetë i drejtë me Shqipërinë dhe të bëj një rekomandim të qartë dhe pastaj sigurisht mbetet beteja diplomatike për të bindur çdo vend anëtar dhe për të bërë çmos që problematika të ndryshme, brenda vendeve të mos kthehen në një arsye që të penalizohet Shqipëria.

Tanimë janë rezultatet që kanë filluar të flasin për reformën në drejtësi. 17 pesha të rënda të sistemit janë tërhequr vetë, nuk kanë shkuar në procesin e vettingut. Dëgjesat, në dijeninë time, fillojnë këtë javë dhe të tjerë do të përballen me procesin e vettingut.

Pra pastrimi i sistemit ka nisur. Do të kishte qenë vërtetë e mrekullueshme që të ishim këtu sëbashku me kryetarin e opozitës sikundër e patëm biseduar në mbrëmjen e gjatë të 17 majit, por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe do të na duhet që boshllëkun e madh që ka krijuar opozita dhe posaçërisht PD në këtë proces, ta mbushim me forcat tona.

Nuk dua të bëj komente për opozitën. Opozita zgjedh dhe vendos atë që sheh më të arsyeshme.

Populli sheh dhe gjykon, përfshirë dhe votuesit e opozitës, por dua të them që mungesa e opozitës në këtë proces apo disa deklarata të llojit “më ka çuar nana me la gojën”, janë vërtetë për të ardhur keq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura