Vetingu i politikanëve nga SPAK dhe reformat zgjedhore e territoriale/ Soreca flet për amendamentet e PD-së: Kjo është demokracia!

Oct 21, 2021 | 13:02
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bahkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë një daljeje publike nga Korça, foli në lidhje me amendamente e dorëzuara në Kuvend nga Partia Demokratike, mbi reformën territoriale, vetingun e politikanëve dhe reformën zgjedhore.

soreca

Soreca u shpreh se nuk i ka parë ende amendamentet, por theksoi se kjo është demokracia, ku palët dorëzojnë në Kuvend dhe diskutojnë midis tyre për nisma të ndryshme ligjore.

“Ne natyrisht ende nuk kemi patur mundësinë të shohim propozimet. E dimë që janë dorëzuar në Kuvend nga Partia Demokratike. Por siç e thashë dhe dje kjo është demokracia dhe ja si po funksionon ajo. Opozita është në Kuvend, bën propozime dhe aty do të bëhen diskutimet mbi ato çështje. Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike. Ne kemi bashkëpunuar me Partinë Demokratike edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit”, tha Soreca.

Gjithashtu Soreca u ndal dhe tek plani i qeverisë për themelimin e Agjencisë së Medias dhe faktin nëse kjo iniciativë e cënon apo jo punën e gazetarëve dhe lirinë e medias.

Soreca theksi se Bashkimi Europian është i qartë në këtë aspekt, ku sipas tij gazetarët duhet të kenë akses në të gjitha aktivitetet që kryhen dhe kjo është e patjetërsueshme.

“E kemi bërë shumë të qartë vizionin e Bashkimit Evropian për lirinë e medias. Jemi shumë të qartë për rolin që luajnë gazetarët dhe media

Siç thashë dje, është kritike që media dhe gazetarët të kenë akses në të gjitha aktivitete që kryhen dhe kjo është shumë e rëndësishme. Do t’i ndjekim këto zhvillime nga afër se liria e medias është kyçe për Bashkimin Europian”, shtoi Soreca.

© Panorama.al

Te lidhura